UP-JA HAP KONKURS PËR PRANIMIN E STUDENTËVE NË VITIN E PARË TË STUDIMEVE THEMELORE PËR VITIN AKADEMIK 2020-21

    Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” e shpall të hapur konkursin për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve themelore për vitin akademik 2020-21.

    UP-ja në vitin e parë të studimeve themelore, në afatin e I-rë të Konkursit për këtë vit akademik, do të regjistrojë 6638 studentë të rregullt.

    Paraqitja e dokumenteve për regjistrim në programet e njësive akademike të UP-së fillon nga sot, më 21 shtator 2020, deri më 30 shtator 2020, ora 16:00. Për shkak të pandemisë COVID-19, provimet pranuese në UP do të mbahen në një periudhë më të gjatë, respektivisht nga data 2 tetor 2020 deri më 6 tetor 2020.

    Konkursin e plotë e gjeni duke klikuar KËTU.

    Suksese!

Arkiva e lajmeve

«tetor»
MaEnPrShDi
28 29301234
56 7891011
12131415161718
19202122232425
2627282930311
2345678