UNË PRAKTIKE NË RBKO

    Banka Raiffeisen fton studentë dhe të diplomuar të studimeve Bachelor/Master, që janë të përkushtuar, ambicioz, dhe të motivuar për të fituar njohuri mbi shërbimet dhe produktet bankare, të aplikojnë në projektin më të ri të Bankës Raiffeisen “Edukimi i klientëve në shfrytëzimin e kanaleve digjitale“.

    Projekti ka për qëllim promovimin dhe vetëdijësimin e klientëve për shfrytëzimin e kanaleve digjitale në Bankë.

    Studentët do të kontribojnë në edukim dhe informim të klientëve lidhur me mënyrën më të mirë të shfrytëzimit të kanaleve elektronike.

    Raiffeisen Bank ka kënaqësinë që të ftoj të gjithë të interesuarit të aplikojnë për praktikë në vendet e mëposhtme:

     

     

    ·        Prishtinë, Drenas, Fushë Kosovë, Gracanicë, Podujevë, Obiliq, Vranjevc;

    ·        Ferizaj, Hani i Elezit, Strpce;

    ·        Gjilan, Kamenicë;

    ·        Pejë, Klinë, Decan, Istog;

    ·        Mitrovicë Jugore & Veriore, Skënderaj;

    ·        Gjakovë;

    ·        Prizren.


    Kualifikimet e nevojshme:

    ·        Student aktiv ose të diplomuar;

    ·        Gadishmëri dhe dispozicion për të punuar 8 orë në ditë;

    ·        Interesim dhe përkushtim përgjatë gjithë projektit;

    ·        Aftësi të mira të komunikimit dhe shërbimit ndaj klientëve;

    ·        Aftësi ndërpersonale;

    ·        Të ketë njohuri të gjuhës angleze.


     

    SI TË APLIKONI?

    Aplikimi për praktikë në Raiffeisen bëhet nëpërmjet Qendrës së Karrierës

    Dërgoni aplikacionin tuaj ( CV dhe LM ), në email adresën: [email protected]

     

     

    Afati i fundit për aplikim: 13 janar 2019


Arkiva e lajmeve

«mars»
MaEnPrShDi
25262728123
45678910
11 12 1314151617
18192021222324
25262728293031
1234567