PUNË PRAKTIKE NË KEK, KOSTT dhe ZRrE

    Afati i aplikimit: 16 SHKURTIT 2018 deri me 28 SHKURT 2018

     

    E hapur për studentët e Univeristetit “Hasan Prishtina” për fakultetet si në vijim:

    ·         Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK),  8 studentë që vijojnë studimet në nivelin master në këto drejtime:

    -       Elektroenergjetikë Industriale

    -       Sistemet Elektroenergjetike

    -       Elektronikë apo Automatikë.

    ·         Fakulteti I Inxhinierisë Mekanike (FIM), 4 studentë që vijojnë studimet në nivelin master në këto drejtime:

    -       Termoenergjetikë dhe Termoteknikë

    -       Mekatronikë

    -       Burime të Ripërtëritshme

    ·         Fakulteti Juridik, 1 student që vijon studimet në nivelin master.  

     

    Kriteret për konkurim:

     

    Në këtë konkurs kanë të drejtë konkurrimi të gjithë studentët që i plotësojnë këto kushte:

     

    1.     Të jenë studentë të nivelit master të studimeve;

    2.     Nota mesatare duhet të jetë mbi tetë (8) për studentët e FIEK dhe FIM, kurse mbi nëntë (9) për kandidatin nga Fakulteti Juridik;

    3.     Njohja e gjuhës angleze

     

    Të gjithë të kualifikuarit që i plotësojnë kriteret e lartëpërmendura do të intervistohen nga paneli intervistues që do të jetë në përbërje nga përfaqësuesit e KEK-ut, KOSTT-it, ZRrE-së dhe REPOWER.

    Për të vlerësuar nivelin e njohjes së gjuhës angleze, një pjesë e intervistës do të zhvillohet në këtë gjuhë.

     

    I gjithë procesi do të administrohet dhe monitorohet nga Qendra për Zhvillim të Karrierës në kuadër të UP-së.

     

    Puna praktike është me pagesë.

    Studentët e përzgjedhur për punë praktike në KEK, KOSTT dhe ZRrE do të paguhen nga projekti REPOWER përmes UP-së. Secili student do të nënshkruaj kontratë për këtë angazhim me UP-në.   Puna praktike pritet të fillojë me 16 MARS 2018 dhe zgjatë gjashtë (6) muaj.

     

     

    Detyrat dhe përgjegjësitë për praktikantë

    Përkrahja për Operatorin e Sistemit të Transmisionit dhe të Tregut  (KOSTT)  

    Ndihma për Operatorin e Tregut (5 inxhinierë/e të sektorit të energjisë)

    Praktikanti/ja do të ofrojë përkrahje për “Operatorin Përgjegjës” si dhe “Operatorin” në aktivitete ditore sipas përshkrimit të punës, gjë që përfshin si në vijim:

    ·         Përkrahja për sigurimin e operimit të tregut sipas Rregullave të Tregut;

     

    Përkrahja për nominimin e programeve kontraktuale për të gjitha palët në tregun e energjisë elektrike.

    ·         Pranimi i informatave nga konsumatorët për parashikimet nga Operatori i Sistemit, si dhe programet e kompensimit për ditën vijuese, por edhe për realizimin e programit ditor.

    ·         Pranimi i nominimeve kontraktuale nga palët në tregun e energjisë elektrike për ditën vijuese.

    ·         Dërgimi tek programi i prodhimit afatshkurtër në sektor, tek konsumi dhe këmbimi në interkoneksion për arsye të analizimit të realizimit fizik.

    ·         Pranimi i informatave nga OS për realizimin e programit të nominuar.

    ·         Shqyrtimi i përputhshmërisë së nominimeve kontraktuale ndërmjet pjesëmarrësve, si dhe kërkimi nga palët që të rregullojnë nominimet e tyre në rast të mospërputhjes

    ·         Shqyrtimi nëse programet e këmbimit ndërkombëtar janë të harmonizuara, si dhe harmonizimi i tyre me OST-të fqinje.

    ·         Dërgimi i të dhënave të harmonizuara tek subjekti koordinues në hierarki.

    ·         Pranimi i informatave nga subjekti më i lartë në hierarki për përputhshmërinë e programeve ndërkufitare.

    ·         Njoftimi i palëve në treg për miratimin e programeve të tyre, si dhe për ndryshimet e mundshme si rezultat i mospërputhjeve

    ·         Dorëzimi i programit final të miratuar tek Qendra e Shpërndarjes (Dispeçingut).

    ·         Dërgimi i raportit të programit të miratuar tek ZRRE-ja dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik.

     

    Përkrahja për alokimin e kapaciteteve interkonektuese

    ·         Pranimi i informatave nga OS për kapacitetet ndërkufitare në kufijtë e KOSTT-it dhe OST-ve fqinje, si dhe publikimi në faqen e KOSTT-it të kapaciteteve të transmisionit në dispozicion për ankande vjetore, mujore dhe ditore.

    ·         Mirëmbajtja e regjistrit të palëve me të drejtë pjesëmarrjeje në ankandet e kapaciteteve ndërkufitare.

    ·         Organizimi i ankandeve vjetore, mujore dhe ditore sipas nevojës për alokimin e kapaciteteve bartëse në kufijtë e KOSTT-it, në pajtim me marrëveshjet bilaterale me OST-të fqinje

    ·         Informimi i Operatorit të Sistemit për rezultatet e ankandit dhe palëve që kanë fituar të drejtat e transmisionit fizik.

    ·         Këmbimi i informatave me OST-të fqinje për palët që kanë fituar të drejtat e transmisionit fizik në kufijtë ndërmjet tyre.

     

    Përkrahja për ankandet e Operimit të Tregut

    ·         Pranimi i ofertave për shitje dhe ofertave për blerje të energjisë elektrike në kushte të tregut të organizuar

    ·         Informimi i pjesëmarrësve të tregut të energjisë elektrike dhe i Operatorit të Sistemit të Transmisionit mbi rezultatet e ankandit të tregut të organizuar dhe për informata të tjera për tregun

     

    Përkrahja për organizimin e balancës së tregut të energjisë elektrike për ex-ante

    Mbledhja e ofertave, përpilimi i listës së operatorëve ekonomikë prioritarë, si dhe përcjellja e tyre tek operatori i sistemit.

    Mbështetje në fusha të tjera për Departamentin e Operatorit të Tregut.

    Përkrahja për Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) Sh.A.

    Ndihma për Divizionin e Qymyrit (2 Inxhinier/e elektronike/automatike/mekatronike)

    ·         Pjesëmarrja në eliminimin e avarive që ngjajnë gjatë operimit me pajisje të ndryshme elektronike që kontrollohen nga PLC ,

    ·         Ndihma me konfigurimin e PC-ve industriale, instalimet e programeve për PLC (AAB, Siemens), Operatorin e Panelit, LAN, WLAN, dhe të tjera.

    ·         Pjesëmarrja në leximin dhe trajtimin e skemave për qarqe të ndryshme elektronike, si dhe në rregullimin e tyre.

    ·         Pjesëmarrja në eliminimin e avarive që ngjajnë gjatë operimit me pajisje të ndryshme elektrike/elektronike, si konvertori i frekuencave, pllaka e frenimit, rezistori, peshoret elektronike, e të tjera.

    ·         Ndihma në proceset e instalimit dhe parametrizimit – konfigurimi i atyre pajisjeve, si dhe të tjera.

    ·         Pjesëmarrja në përgatitjen e raporteve të nevojave të mirëmbajtjes javore, mujore dhe vjetore për ato pajisje.

    ·         Pjesëmarrja në leximin dhe trajtimin e skemave për qarqe të ndryshme elektrike, si dhe në rregullimin e tyre,

     

    Ndihma për Divizionin e Gjenerimit – TC Kosova A (2 Inxhinier/e energjie/mekanike)

    ·         Ndihma për Departamentin e Elektikës/Mekanikës në punët e përditshme, në ekzekutimin e punimeve të ndryshme të nevojshme në asetet kryesore të centralit;

    ·         Ndihma në ndërmarrjen e aktiviteteve dhe masave preventive;

    ·         Ndihma për inxhinierin kryesor në detyrat e tij/saj të përditshme;

    ·         Përkrahja për personelin kryesor në përgatitjen e planeve për remonte;

    ·         Përkrahja për personelin kryesor në përgatitjen e nevojave për investime;

    ·         Përkrahja për procese teknologjike, me anë të skemave teknologjike;

     

    Ndihma për Divizionin e Gjennerimit – TC Kosova B (2 Inxhinier/e energjie/mekanike)

    ·         Ndihma për Departamentin e Elekrikës/Mekanikës në punët e përditshme, në ekzekutimin e punimeve të ndryshme të nevojshme në asetet kryesore të centralit;

    ·         Ndihma në ndërmarrjen e aktiviteteve dhe masave preventive;

    ·         Ndihma për inxhinierin kryesor në detyrat e tij/saj të përditshme;

    ·         Përkrahja për personelin kryesor në përgatitjen e planeve për remonte;

    ·         Përkrahja për personelin kryesor në përgatitjen e nevojave për investime;

    ·         Përkrahja për procese teknologjike, me anë të skemave teknologjike

     

    Përkrahja për Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRrE)

    Asistencë për Departamentin e Burimeve të Ripërtëritshme (1 Inxhinier/e energjie/mekanike)

     

    ·         Ndihmon në analizimin e aplikacioneve për Burime të Ripërtëritshme (BRE);

    ·         Ndihmon në analizimin e të dhënave të dorëzuara nga aplikuesit për Autorizim për ndërtimin e kapaciteteve gjeneruese nga BRE-të;

    ·         Merrë pjesë në vizitat në teren të projekteve që janë në vijim për të cilat ZRrE ka lëshuar autorizim për ndërtimin e kapaciteteve të reja nga BRE-të.

    ·         Ndihmon në përgatitjen e raporteve nga tereni për të gjeturat;

    ·         Ndihmon në kontrollimin e respektimit të afateve kohore për aplikuesit që kanë marrë autorizim preliminar apo autrizim final;

    ·         Ndihmon ne grumbullimin e te dhënave për teknologjitë e reja për BRE-të;

    ·         Ndihmon në grumbullimin e informatave statistikore për tregjet e energjisë të BRE-ve.

    ·         Ndihmon në përgatitjen e analizave dhe raporteve të cilat delegohen nga departamenti;

    ·         Ndihmon departamentet tjera sipas kërkesave nga këto departamente;

     

    Asistencë për Departamentin Ligjor dhe të Licencimit (1 Jurist nga fakulteti Juridik)

    ·         Ndihmon në përgatitjen e akteve legale që përgatiten nga departamenti ligjor;

    ·         Ndihmon në analizen e aplikacioneve për licencim dhe për autorizim;

    ·         Ndihmon në kontrollimin e dokumenteve të pranuar nga të licencuarit;

    ·         Ndihmon në monitorimin e aktivitieteve të licencuara

    ·         Ndihmon në rishikimin e kornizes ligjore dhe rregullative dhe pajtueshmërinë me Paketën e Tretë të KE;

    ·         Ndihmon zyren e administratës në përgatitjen e raporteve.

    ·         Ndihmon departmentet tjera sipas nevojës.

     

    Informata rreth kritereve të aplikimit:

    Procesi i angazhimit të praktikantëve përmes projektit REPOWER ofron mundësi të barabarta për të gjithë. Në anën tjetër, edhe Qeveria e Kosovës përmes ligjit kundër diskriminimit (Neni 2, Paragrafi b) është e përkushtuar për parime të përfaqësimit të ndershëm për të gjithë personat dhe gjithë anëtarët e komuniteteve gjatë punësimit në kuadër të organeve publike në të gjitha nivelet.

     

     

    Si të aplikoni?

    Afati i fundit për aplikim është 28 Shkurt, 2018. Aplikantët duhet të dorëzojnë CV, LM dhe Certifikaten e notave,( në Gjuhen Shqipe ),  në formatin elektronik pdf, në email adresen: [email protected] 

    Kandidatët që i plotësojnë kriteret e lartëshënuara do të thirren për një intervistë në QZhK. Për datën e intervistes do të njoftoheni me kohë.



Arkiva e lajmeve

«gusht»
MaEnPrShDi
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
272829303112
3456789