PREZANTIMI I MUNDËSIVE TË APLIKIMIT NË GRANTE TË VOGLA NGA HERAS

    Të nderuar staf dhe studentë,

    Ftoheni të merrni pjesë në sesionin informativ me temën: Mënyra e aplikimit për grante të vogla me qëllim nxitjen e bashkëpunimit universitar-biznesor për më shumë programe studimore të aplikuara në Kosovë.

    Sesioni informativ synon ngritjen e vetëdijes së stafit dhe studentëve rreth aplikimit për grante të vogla.

    HERAS do të zhvillojë një diskutim të vlefshëm për mënyrën e aplikimit për grante të vogla. Koncepti i programeve të studimeve të aplikuara ende nuk është shumë i përhapur në Kosovë, edhe pse ekzistojnë programe të tilla. Përvoja dhe rezultatet nga projektet e mëparshme tregojnë p.sh. se përfshirja aktive e partnerëve joakademikë në zhvillimin e kurrikulave ose nxitjen e studentëve për t’u angazhuar me punëdhënësit potencialë të ardhshëm gjatë studimit të tyre (p.sh. përmes punës së projekteve, rasteve studimore etj.) rrit jo vetëm punësimin e të diplomuarve por edhe potenciale të reja të institucioneve të arsimit të lartë.

     

    Eja, bëhu pjesë e sesionit informativ!

    Largo pasiguritë!

    Zhvillohu në karrierë!

    Dhe, më e vlefshmja, rrjetëzohu!

    Prezantues: 

    Znj. Michaela Handke – Eksperte në HERAS  
    Znj. Arbresha Meha – Zyrtare në HERAS

    Datë: 12 Shkurt 2019
    Ora:  10.00 – 11.45
    Vendi: Amfiteatri i Madh
    Adresa: Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, 10000, Prishtinë, Kosovë


    AGJENDA  12 shkurt 2019 (e martë)

    Prezantimi i mundësive të aplikimit në grante të vogla nga HERAS

    10.00-10.15 Pritja dhe regjistrimi i pjesëmarrësve

    10.15 – 10.20  Fjala hyrëse dhe prezantimi i panelistëve – znj. Arbresha Meha– Zyrtare në HERAS

    10.20 – 10.50  Bashkëpunimet universitet-biznes dhe programe studimore të aplikuara në Kosovë. Prezantimi i thirrjes së dytë nga HERAS për grantet e vogla - Znj. Michaela Handke – Eksperte në HERAS dhe Znj. Arbresha Meha – Zyrtare në HERAS

    10.50 – 11.20  Pyetje/diskutim

    11.20-11.45 – Networking

    Ky sesion informativ zhvillohet në kuadër të projektit 
    “HERAS – Higher Education, Research and Applied Science, i cili mbështetet nga Austrian Development Agency (ADA) dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Qëllimi i këtij sesioni informativ është zhvillimi i shkathtësive me qellim nxitjen e aplikimit të stafit dhe studentët për grantet e vogla nga HERAS.


    Ju mirëpresim!

Arkiva e lajmeve

«shkurt»
MaEnPrShDi
28293031123
4 5678910
11121314151617
18192021222324
25262728123
45678910