Njoftim

    Njoftim Më pikëllim të thellë njoftojmë miqtë, shokët dhe dashamirët, se me datë 05.11.2019 u nda nga jeta Prof.Dr Afrim Vokshi në moshën 88 vjeçare . Varrimi i të ndjerit behët me datën 06.11.2019, në varrezat e qytetit të Prishtinës, Lagjia Arberia , në oren 15:00.

      Afrim VOKSHI (1930-2019). Inxhinier i ndertimtarisë, profesor universiteti. Lindi në Tiranë. Kreu shkollimin ne Tiranë dhe Prishtinë, ndersa studimet në Fakultetin e Ndertimtarisë të Universitetit të Beogradit . Ne fillim punoi në  Shkup e më pas si projektues i strukturave në Tetovë , ne Gostivar ("Mavrove" dhe në Shkup (Pellagonia"). Studimet pasuniversitare i kreu në Universitetin e Shkupit (1971). Ne vitin 1976 u specializua në fushën e konstruksioneve metalike në Universitetin Politeknik në Temishvar Rumani, ndërsa disertacionin e mbrojti në Fakultetin Teknik të Universitetit të Prishtinës (UP) (1979). Nga viti 1969 ishte ligjërues në Fakultetin Teknik të UP-së, me vone merr titujt docent dhe profesor inordinar, kurse më 1986 u zgjodh profesor ordinar. Botoi tekstin universitar "Konstruksionet e ndërtesave metalike" (1986). Fushat kryesore të studimeve të tij ishin: ndërtesat metalike, mbajtësit hapësinorë dhe urat metalike. Që nga themelimi i Universitetit Shtetëror te Tetovës ishte i angazhuar në punë pedagogjike-mesimore. Është autor i shumë punimeve shkencore dhe ka marrë pjesë në kongrese, simpoziume dhe konferenca shkencore e profesionale.

Arkiva e lajmeve

«nëntor»
MaEnPrShDi
28 293031123
4 5 678910
11121314151617
18192021222324
2526272829301
2345678