Njoftim për Lirim nga pagesa e semestrit për vitin akademik 2016/17 për studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” që i përkasin kategorisë dy e më shumë studentë të të njëjtës familje, sipas njoftimit me nr. prot: 599 dt:06.3.2017

    Prioritetet që janë përfshirë si kritere për lirim nga pagesa e semestrit sipas njoftimit me nr. prot: 599 dt:06.3.2017 janë:

    [1] Prioritet të parë për lirim do të kenë studentët me status të rregullt në nivelin bachelor në raport me studentin qe ka status me korrespondencë në nivelin bachelor dhe me studentin e nivelit master;
    [2] Prioritet të dytë për lirim do të kenë studentët që kanë statusin e studentit me korrespondencë në nivelin bachelor në raport me studentin e nivelit master.
    [3] Studenti i nivelit master mund të lirohet vetëm nëse nuk ka studentë që i takojnë dy prioriteteve paraprake.
     
     Studentët përfitues të së drejtës për lirim nga pagesa duhet të parashtrojnë kërkesë pranë njësisë akademike përkatëse, për rimbursim të mjeteve të paguara për regjistrim të semestrave përkatës të vitit akademik 2016/2017, duke bashkëlidhur dokumentet si në vijim:
    -Fletëpagesën e semestrit;

    -Kopjen e letërnjoftimit ose ID- kartelës studentore ose indeksit dhe

    -Kopjen e kartelës së bankës (nr.  i xhirollogarisë të jetë i qartë).


    Këshillë Juridike: Studentët e pakënaqur me vendim e Këshillit Drejtues,  për lirim nga pagesa e semestrave për  vitit akademik 2016/17, kanë të drejtë ankese  pas publikimit të listave në tabelën e shpalljeve dhe në ueb-faqen e UP-së. Afati i ankesave është 48 orë, përkatësisht fillon nga data: 13.06.2017 deri më 15.06.2017.  Ankesa duhet të përmbaj. nr. e dosjes që ka aplikuar, studenti, nivelin e studimeve dhe statusin e studentit.  Ankesat dorëzohen në ndërtesën e rektorati të UP-së, zyra nr. 2.

    LISTA E STUDENTËVE TË LIRUAR



Arkiva e lajmeve

«qershor»
MaEnPrShDi
2930311 234
567891011
12 131415161718
19202122232425
262728293012
3456789