NJOFTIM-VAZHDIMI I AFATIT PËR HAPJEN E SEMS për regjistrim të SEMESTRIT-Dimëror dhe Veror

    Njoftohen të gjitha njësitë akademike se që nga sot datë 28.2.2017 deri më 31.3.2017, për të gjitha njësitë akademike në tri nivelet e studimeve vazhdohet e drejta e regjistrimit të semestrave Dimëror dhe Veror për vitin akademik 2016/17.

    Përjashtim  nga paragrafi 1 kjo e drejtë nuk do të vlejë për studentët e vitit të parë (BA) të pranuar në vitin akademik 2016/17, e të cilët nuk janë regjsitruar në afatet e parapara me njoftimet e mëhershme dhe të cilët janë zëvendësuar me kandidatë të radhës.

    Gjithsesi nëse studentët kanë obligime të papaguara të vitit akademik 2015/16, paraprakisht duhet ti shlyejnë ato obligime dhe ta regjistrojnë edhe vitin akademik 2016/17.


    Arsyeja pse po e rihapim SEMS vie si kërkesë e numrit relativisht të madh të studentëve dhe disa prodekanëve të njësive akademike.


Arkiva e lajmeve

«mars»
MaEnPrShDi
27 2812345
67 89101112
13141516171819
20212223242526
272829303112
3456789