Konkurs për ndarjen e bursave universitare për vitin akademik 2016-2017

    Universiteti i Prishtinës, në bazë të Rregullores nr. 2/294 të datës 14.11.2014 për plotësim dhe ndryshim të Rregullores për ndarjen e bursave, pjesëmarrjen në konferenca shkencore nr. 3/542 dt. 19.12.2013, Këshilli Drejtues në mbledhjen e mbajtur me datë 17.11.2016, mori vendim që të shpall:
      

    K  O  N  K  U  R  S
    Për ndarjen e bursave universitare për vitin akademik 2016-2017

    I.  Kushtet e përgjithshme

    1.    Bursa universitare ndahen për studentët e nivelit të studimeve themelore (bachelor).
      
    2.    Të drejtë aplikimi për bursë universitare kanë studentët të cilët i plotësojnë këto kushte:
    2.1.     Të jenë studentë të rregullt të fakulteteve të Universitetit të Prishtinës;
    2.2.    Të jenë studentë të vitit të dytë e më lartë;
    2.3.    Të mos kenë vit të përsëritur të studimeve;
    2.4.    T’i kenë dhënë të gjitha provimet e vitit paraprak përkatës të studimeve në afatin  e  shtatorit të vitit akademik 2015/16;
    2.5.    Të kenë notë mesatare të studimeve më së paku 9.00 (nëntë pikë zero).

    3.    Përjashtimisht nga pika 2.5, studentët e Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe të Arkitekturës, të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, si dhe studentët e Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore, Departamenti i Matematikës dhe Departamenti i Fizikës, mund të aplikojnë edhe me notë mesatare më të ulët, por jo më pak se 8 (tetë).
          
    4.    Studentët të cilët në vitin akademik 2015/16 kanë pasur statusin e studentit me korrespondencë, nuk kanë të drejtë aplikimi për bursë universitare për vitin akademik 2016/17.

    II.  Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim

    1.    Studentët të cilët i plotësojnë kushtet nga pika një (I) e këtij konkursi duhet t’i paraqesin këto dokumente:
    1.1.    Kërkesën për aplikim dhe
    1.2.    Fletëparaqitjen (shkarko këtu).

    2.    Dokumentet e kompletuara dorëzohen fizikisht në zyrën e shërbimit të studentëve në fakultetet përkatëse.

    2.1.    Fakultetet janë të obliguara që në përputhje me kriteret e përcaktuara me këtë konkurs t’i përgatisin listat e studentëve të cilët i plotësojnë kriteret për fitimin e bursës universitare për miratim nga Këshilli Drejtues i UP-së.
    2.2.    Kandidatët të cilët nuk i plotësojnë kriteret e sipërshënuara, shërbimi i studentëve në njësinë akademike përkatëse nuk do t’iu lëshojë Fletëparaqitjen e cila ua mundëson aplikimin për bursë.
    2.3.    Përgjegjësinë për saktësinë e të dhënave do ta bartin dekanët e njësive akademike.
     
    3.    Bursat universitare për vitin akademik 2016-2017 do t’u ndahen studentëve të nivelit bachelor, të cilët i plotësojnë kushtet e përcaktuara në këtë konkurs, ndërsa lartësia e bursës është përcaktuar me vendim të veçantë të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës nr. 3/574 të datës 21.11.2016.

    III.  Afati i aplikimit

    1.    Afati i aplikimit zgjatë prej datës 22.11.2016 deri më 05.12.2016 në orën 15:00.
    2.    Në qoftëse gjatë kohëzgjatjes së afatit të aplikimit ka ditë feste, atëherë afati i aplikimit do të shtyhet për aq ditë sa zgjatë festa zyrtare.

    IV.  Afati i ankesave

    Studentët të cilët konsiderojnë se kanë pasur të drejtë përfitimi të bursës universitare dhe nuk janë përfshirë në listën e studentëve përfitues të bursës, kanë të drejtë ankese në afat prej 48 orësh pas ditës së publikimit të listave.
    Ankesat duhet të dorëzohen në zyrën nr.1, në ndërtesën e Rektoratit.
    Vendimi do të publikohet në tabelat e shpalljeve të fakulteteve si dhe në ueb-faqen e Universitetit: www.uni-pr.edu.


    Vendimi i Këshillit Drejtues (shkarko këtu).


Arkiva e lajmeve

«mars»
MaEnPrShDi
27 2812345
67 89101112
13141516171819
20212223242526
272829303112
3456789