KONKURS PLOTËSUES

    Universiteti i Prishtinës

    shpall 

     

    KONKURS PLOTËSUES

    PËR REGJISTRIMIN E STUDENTËVE NË VITIN E PARË TË STUDIMEVE, PËR VITIN AKADEMIK 2011-2012


    Universiteti i Prishtinës

     shpall

     

     

    KONKURS PLOTËSUES

    PËR REGJISTRIMIN E STUDENTËVE NË VITIN E PARË TË STUDIMEVE, PËR VITIN AKADEMIK 2011-2012

     

    Universiteti i Prishtinës, në vitin e parë të studimeve, në afatin e parë të konkursit për vitin akademik 2011-2012, do të regjistrojë 7423 studentë, prej të cilëve 4299 studentë të rregullt dhe 3124 studentë me korrespondencë.

    Universiteti do të regjistrojë edhe 134 studentë të rregullt nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe  Presheva, Medvegja e Bujanoci, si dhe 203 studentë nga minoritetet: boshnjakë, romë, ashkali dhe egjiptianë dhe turq.

    Të drejtë pranimi në Universitetin e Prishtinës kanë të gjithë kandidatët të cilët e kanë përfunduar me sukses shkollën e mesme në Kosovë dhe e kanë diplomën për shkollimin e kryer.

                 Në Universitet mund të pranohen edhe studentët nga shtetet e tjera, në bazë të kuotave të përcaktuara nga MASHT-i.

    Kandidatët jokosovarë dhe minoritarë kanë të drejtë të konkurrojnë dhe të pranohen vetëm në kuotat e parapara për ta.

    Kandidatë jokosovarë konsiderohen ata kandidatë që e kanë mbaruar shkollimin e mesëm jashtë Kosovës dhe me rastin e paraqitjes në konkurs, duhet t’i kenë të nostrifikuara dokumentet e shkollimit.

    Njohja (nostrifikimi) e diplomave bëhet në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

    Secili kandidatë mund të konkurrojë vetëm në një Fakultet, departament apo drejtim.

    Kandidatët që refuzohen mund t’i paraqesin ankesë Këshillit të Fakultetit, të njëjtën ditë kur janë njoftuar për rezultatet e provimit pranues. Pas këtij afati, ankesat nuk do të pranohen. Këshilli merr vendim për ankesën ditën e nesërme.

     

    MËNYRA E PËRZGJEDHJES SË KANDIDATËVE

               

    Përzgjedhja e kandidatëve për të gjitha fakulteteve përveç Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore, Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë do të bëhet sipas këtyre kritereve:

    A. Për nxënësit që kanë diplomë për kryerjen e shkollës së mesme e nuk kanë pasur provim të maturës:

    Numri maksimal i pikëve sipas kritereve vijuese është 100:

    - Suksesi në shkollën e mesme deri në 20 pikë dhe

    - Suksesi në Provimit pranues deri në 80 pikë.

    B. Për nxënësit që kanë diplomë për kryerjen e shkollës së mesme dhe e kanë dhënë me sukses provimin e maturës:

    Numri maksimal i pikëve sipas kritereve vijuese është 100:

    - Suksesi në shkollën e mesme deri në 20 pikë,

    - Suksesi në maturë deri në 50 pikë dhe

    - Suksesi në provim pranues deri në 30 pikë.

     Për Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore, Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike dhe Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë pranimi i kandidatëve do të bëhet sipas këtyre kritereve:

     Për nxënësit që kanë diplomë për kryerjen e shkollës së mesme e nuk kanë pasur provim të maturës:

    Numri maksimal i pikëve sipas kritereve vijuese është 100

    1. Suksesi në shkollën e mesme deri në 20 pikë

    2. Suksesi në provim pranues deri në 80 pikë.

    Për nxënësit që kanë diplomë për kryerjen e shkollës së mesme dhe e kanë dhënë me sukses provimin e maturës:

    Numri maksimal i pikëve sipas kritereve vijuese është 100 pikë.

    1. Suksesi në shkollën e mesme deri në 20 pikë

    2. Suksesi në maturë deri në 50 pikë

    3. Suksesi në provimin e maturës nga lëndët me përparësi për regjistrim në fakultet deri në 30 pikë.

    Lëndët me përparësi për regjistrim në fakultet janë të treguara në pjesën e konkursit ku bëhet fjalë për secilin prej këtyre fakulteteve.

    Secila dëftesë e shkollës së mesme të lartë vlerësohet mbi bazën e suksesit maksimalisht me pesë pikë.

    Për kandidatët nga pika 1. në provim pranues, prej 80 pikëve, 40 pikë mund të arrihen nga pjesa teorike dhe 40 pikë nga pjesa praktike.

    Për kandidatët nga pika 2. në provim pranues, prej 30 pikë, 15 pikë mund të arrihen nga pjesa teorike dhe 15 pikë nga pjesa praktike.

    Të drejtë radhitje përkatësish pranimi, sipas pikave A. dhe B. kanë vetëm kandidatët që arrijnë 30% nga numri i pikëve të parapara për provim pranues.

    Fakultetet e organizojnë mbajtjen e provimit pranues më së shumti në tri lëndë mësimore, të cilat i caktojnë vetë fakultetet.

    Fakultetet me specifika të veçanta organizojnë provim praktik në lëndë dhe disiplina përkatëse.

    Nëse numri i pikëve te disa kandidatë është i barabartë, zgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të suksesit të përgjithshëm nga shkolla e mesme. Nëse edhe pas kësaj do të kemi të njëjtën dukuri, merret suksesi nga lëndët e ngushta profesionale. Nëse dukuria e numrit të barabartë të pikëve përsëritet, zgjedhjen e kandidatëve (deri te numri i paraparë për regjistrim) do ta bëjë komisioni përkatës i fakultetit.

    Fakultetet janë të obliguara që tërë ranglistën e kandidatëve të cilët kanë konkurruar t’ia dërgojnë  Rektoratit të Universitetit dhe ta publikojnë në Ueb faqen e fakultetit.

    Për funksionimin e departamentit, seksionit, degës apo drejtimit të fakultetit është i nevojshëm numri minimal prej 20 studentëve, përveç Fakultetit të Arteve, ku grupi mund të formohet edhe me më pak studentë.

    Regjistrimi i studentëve të pranuar në vitin e parë bëhet në Administratën Qendrore të Universitetit, sipas orarit të përcaktuar me këtë konkurs. 

     

    AFATET E KONKURSIT

     

    Për regjistrimin e studentëve në vitin e parë të studimeve datat e sendërtimit të konkursit janë si vijon:

                             1. Paraqitja e dokumenteve zgjatë prej datës 09.9.2011 deri më 21. 9. 2011.

     Me rastin e paraqitjes, kandidatët duhet t’i sjellin këto dokumente origjinale:

    - Fletëparaqitja e plotësuar shkarkohet gjatë aplikimit online nga interneti: Vegza (Linku) për aplikim Online përmes Internetit është:  http://apliko.uni-pr.edu

                 - Certifikatën e lindjes me numrin personal,

                 - Dëftesat e të gjitha klasave të shkollës së mesme,

                 - Diplomën  e kryerjes së shkollës së mesme ose dëftesën e maturës, nëse ka pasur

    provim  të maturës,

                 - Për kandidatët që konkurrojnë për tu regjistruar në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore, Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike dhe Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë e që kanë mbaruar maturën paraqesin edhe Vërtetimin mbi pikat e arritura nga lëndët në provimin e maturës,

    - Pagesën prej 10 Є. Forma e pagesës shkarkohet dhe printohet nga Ueb faqja e Universitetit të Prishtinës ndërsa pagesa bëhet në bankë 

     - Vendimin mbi njohjen e shkollimit jashtë vendit

     - Shtetasit e huaj, që nuk e kanë mbaruar shkollimin e mesëm në gjuhën shqipe, përveç dokumenteve të lartcekura, paraqesin edhe dëshminë mbi njohjen e gjuhës shqipe.

    - Paraqitja e dokumenteve për Fakultetin e Edukimit bëhet nëpër qendra.

    2. Provimi pranues do të mbahet më 23. 9. 2011, në orën 9:00, përveç në disa  fakultete ku orari i mbajtjes së provimit pranues është si vijon:

    -       Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike në orën 11:00

    -       Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në orën 13:00

    -       Të gjithë kandidatët në provim pranues duhet ta kenë me vete vetëm lejen e njoftimit pa të cilën nuk mund ti nënshtrohen provimit pranues dhe një mjet shkrimi.

    -       Ndalohet hyrja në provim pranues me telefon celular.

                3. Shpallja e rezultateve të provimit pranues do të bëhet deri më 26.9.2011.

                 Rezultatet e provimit pranues do të shpallën në Ueb faqet e fakulteteve përkatëse.

     

     4. Regjistrimi i kandidatëve të pranuar do të bëhet  sipas fakulteteve prej 27 deri më 30.9.2011, sipas këtij orari:

    -  Fakulteti Filozofik dhe më 27. 9. 2011  prej orës 9:00 - 15:00 në Fakultetin Filozofik,

    -  Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore, Fakulteti i Filologjisë, Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë dhe Fakulteti i Shkencave Sportive,   27. 9. 2011    prej orës 9:00 - 15:00, në Amfiteatrin e Fizikës së FSHMN-së;

    - Fakulteti Juridik Qendra në Prishtinë dhe Fakulteti Ekonomik Qendra në Prishtinë më 28. 9. 2011  prej orës 9:00 - 15:00, në Amfiteatrin e Fakultetit Juridik;

    - Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike dhe Fakulteti i Mjekësisë më 28. 9. 2011, prej orës 9:00 -15:00 në Fakultetet teknike;

    - Fakulteti i Edukimit Qendra në Prishtinë dhe Fakulteti i Arteve më 29. 9. 2011  prej orës 9:00 - 15:00, në Fakultetin e Edukimit në Prishtinë;,

    - Fakulteti Juridik Qendra në Gjilan, Fakulteti Ekonomik Qendra në Gjilan dhe Fakulteti i Edukimit Qendra në Gjilan më 29. 9. 2011, prej orës 10:00 -14:00 në Fakultetin e Edukimit në Gjilan.

    - Fakulteti i Shkencave Teknike të Aplikuara në Ferizaj më 29 .9. 2011, prej orës 10:00 -14:00 në FSHTA në Ferizaj.

     

    - Fakulteti i Shkencave të Aplikuara në Biznes në Pejë  dhe Fakulteti Juridik Qendra në Pejë dhe më 30. 9. 2011, prej orës 10:00-14:00 në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara në Biznes në Pejë.

    - Fakulteti i Gjeoshkencave dhe Teknologjisë në Mitrovicë dhe Fakulteti i Shkencave Teknike të Aplikuara në Mitrovicë më 30 .9. 2011, prej orës 10:00 -14:00 në Fakultetet përkatëse.

      Regjistrim të kandidatëve jashtë këtyre afateve nuk do të ketë, prandaj luten kandidatët e pranuar që t’i përmbahen afatit të lartcekur.

    Kandidatët e pranuar për regjistrim duhet të paraqesin:

                1. Fletëregjistrimin e plotësuar, i cili merret me rastin e regjistrimit,

                2. Tri fotografi (formati 4.5 x 6 cm), të cilat duhet të jenë sipas normave dhe rregullave për dokumente personale.

                 3. Pagesa për një semestër në lartësi prej 50 € për studime të rregullta, respektivisht 250€ për studime me korrespondencë.

    Pagesa bëhet në njërën prej bankave afariste me fletëparaqitje për pagesë, e cila shkarkohet dhe printohet nga Ueb faqja Universitetit të Prishtinës.

    Njoftimet dhe programet për provimet pranuese mund të merren në fakultetet përkatëse.

    Kandidatëve u rekomandohet që para paraqitjes në konkurs të bëjnë kopje të mjaftueshme të dokumenteve, sepse dokumentet origjinale nuk do të mund t’i tërheqin deri në diplomim apo çregjistrim nga fakulteti.

    Për informata më të hollësishme kandidatët mund t’u drejtohen fakulteteve përkatëse ose të hapin faqen e internetit: www.uni-pr.edu

    VI. FAKULTETI I NDËRTIMTARISË DHE ARKITEKTURËS-PRISHTINË

    Në vitin e parë të studimeve do të regjistrojë 66 studentë të rregullt dhe atë:

                                                                                                   

    Departamenti i Ndërtimtarisë

    66

    Drejtimi Hidroteknik

    47

    Drejtimi Gjeodezi

    19

                                                   

    PROVIMI PRANUES

    Provimi pranues mbahet nga Matematika, ndërsa në Departamentin e Arkitekturës edhe nga Perceptimi i hapësirës dhe Vizatimi i lirë(sllajdi).

    Për tu ranguar kandidati duhet të arrijë minimum 30% nga pikët e parapara për secilën pjesë të provimit pranues.

     

    Universiteti i Prishtinës do të pranojë edhe 134 studentë nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Presheva, Bujanoci, Medvegja dhe atë:

                                       

     

    Fakulteti-Departamenti,Drejtimi

    Preshevë, Bujanoc, Medvegjë

    Mali I Zi

    Shqipëri

    Maqedoni

    1

    Filozofik

    1

    2

    2

    1

    Departamenti

    Filozofi

     

    1

    1

    1

    Histori

    1

         

    Shkenca politike

       

    1

     

    Psikologji

     

    1

     

     

    2

    i Shkencave Matematiko-Natyrore

    2

    1

    2

    1

     

     Departamenti

     

     

    Departamenti i Matematikës

       

    1

     

    Departamenti i Kimisë

       

    1

     

    Departamenti i Biologjisë

    1

    1

       

    Departamenti i Gjeografisë

    1

       

    1

    3

    i Filologjisë

    4

    5

    3

    2

     

    Qendra në Prishtinë

    3

    4

    2

    1

    Dega

    Gjuhë shqipe

     

    1

     

     

    Letërsi shqipe

     

    1

     

     

    Gj. dhe letërsi angleze

       

    1

     

    Gj. dhe letërsi gjermane

    1

    1

       

    Gj. dhe letërsi frënge

       

    1

    1

    Orientalistikë

    1

    1

     

     

    Gazetari

    1

         

     

    Qendra në Gjakovë

    1

    1

    1

    1

    Dega

    Gj. dhe letërsi angleze

     

    1

     

    1

    Gjuhë shqipe

    1

     

    1

     

    4

    Juridik

    2

     

    2

    2

     

    Qendra në Gjilan

       

    1

    1

    Qendra në Pejë

    2

     

    1

    1

    5

    Ekonomik

    2

    2

    3

    2

     

     

    Qendra ne Prishtinë

       

    1

    1

    Qendra ne Gjilan

    2

    2

    2

    1

    Departamenti

    Departamenti Financa, banka dhe kontabilitet

    1

    1

    1

     

    Departamenti Menaxhment dhe informatikë

    1

    1

    1

     

    6

    i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës

    1

    1

    2

    2

    Drejtimi

    Departamenti i Ndërtimtarisë

    1

     

    1

    1

     

    Hidroteknik

    1

     

     

     

    Departamenti i Arkitekturës

     

    1

    1

    1

    7

    i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike

       

    2

    1

    Departamenti

    i Kompjuterikes

       

    1

     

    i Elektronikës

       

    1

    1

    8

    i Inxhinierisë Mekanike

    2

    1

    1

    1

    Departamenti

    i Prodhimtarisë dhe Automatizimit

    1

     

     

     

    i Konstruktimit dhe Disajnimit

    1

     

     

     

    9

    i Mjekësisë

    1

    5

    5

    6

    Dega

    Mjekësia e Përgjithshme

         

    1

    Stomatologjia

     

    1

    1

    1

    Farmaci

     

    1

    1

    1

    Fizioterapia

     

    1

    1

    1

    Infermieria

     

    1

    1

    1

    Mami

    1

    1

    1

    1

    10

    i Arteve

       

    1

    2

     

    Dega Arti Figurativ

       

    1

     

     

    Dega Arti Muzikor

         

    1

     

    Dega Arti Dramatik

         

    1

    11

    i Bujqësisë dhe Veterinarisë

    4

    2

    2

    2

     

    Drejtimet e Bujqësisë

    2

    1

    1

    1

     

    Drejtimi i Veterinarisë

    2

    1

    1

    1

    12

    i Gjeoshkencave dhe Teknologjisë

    2

    2

    2

    1

    Departamenti

    Xehetari

    1

     

     

     

    Teknologji

    1

    1

    1

    1

     

    Inxhinieri ushqimore

    1

         

    13

    i Shkencave Sportive

    3

    2

    2

    2

     

     

    Meshkuj

    2

    1

    1

    1

    Femra

    1

    1

    1

    1

    14

    i Edukimit

     

    4

    3

    4

     

    Qendra në Prishtinë

     

    2

    1

    2

     

    Qendra në Gjilan

     

    1

    1

    1

     

    Qendra në Gjakovë

     

    1

    1

    1

    17

    Fakulteti i Shken.Tekni. të Aplikua.Mitrovicë

    2

    2

    2

    2

    Departamenti

    Informatikë Inxhinierike

    1

    1

     

     

    i Makinerisë Industriale

    1

    1

     

     

    21

    Fakulteti i Shken.Tekni. të Aplikua.Ferizaj

    5

    3

    3

    3

     

    Departamenti i Makinerisë

    2

    2

    1

    2

    Profili

    Përpunimi i drurit

    3

    1

    2

    1

     

    Gjithsej

    31

    32

    37

    34



    Universiteti i Prishtinës, për mësim në gjuhën shqipe, do të pranojë edhe 213 studentë nga pjesëtarët e komuniteteve: boshnjakë, romë, ashkali dhe egjiptianë dhe turq, , atë:

                                       

    Nr.

    Fakulteti

    Boshnjak

    Romë, Ashkali, Egjiptian

    Turq

    Gjithsej

    1

    Filozofik(Shkenca politike, Psikologji,Sociologji)

    8

    5

    4

    17

    2

    FSHMN(Fizikë, Kimi, Biologji)

    6

    6

    3

    15

    3

    i Filologjisë(Gj.L. angleze, GJ.L. gjermane, Gj. shqipe, Letërsi shqipe)

    2

    5

     

    7

    4

    Juridik

    8

    1

    4

    13

    5

    Ekonomik(Financa, banka dhe Menaxhment dhe Informatikë)

    7

    7

    5

    19

    6

    i Ndërtimtari dhe Arkitekturë

    8

    5

    9

    22

    7

    i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike

    7

    2

    5

    14

    8

    I Inxhinierisë mekanike

    2

    2

    3

    7

    9

    i Mjekësisë(Mjekësi e përgjithshme, Farmaci, Stomatologji,Fizioterapi)

    11

    7

    3

    21

    10

    i Arteve

    3

    3

    2

    8

    11

    i Bujqësisë

    4

    3

    3

    10

    13

    i Shkencave Sportive

    5

    4

    3

    12

    14

    i Edukimit

    6

    7

    2

    15

    16

    FSHAB Pejë

     

    5

    2

    7

    17

    FSHTA Mitrovicë

    4

    4

    2

    10

    21

    FSHTA Ferizaj

     

    6

     

    6

     

    Gjithsej

    81

    72

    50

    203

                                                                                                              

                Vërejtje:

                Në tabelën paraqitur me kuotat për nxënësit të cilët e kanë përfunduar mësimin në gjuhën turke dhe boshnjake duhet të merret parasysh gjuha e shkruar në dokumentacionin pedagogjik, dëftesat dhe diploma.

                Me përjashtim nga vërejtja e lartpërmendur janë kandidatët nga komunat ku nuk organizohet mësimi në këto dy gjuhë dhe këta kandidatë duhet të paraqesin edhe një vërtetim për përkatësinë etnike të tyre.



Arkiva e lajmeve

«nëntor»
MaEnPrShDi
272829 303112
3456789
10 111213141516
17 181920 212223
24252627282930
1234567