Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus + Mobility në ERASMUS University, IHS, Rotterdam, Holandë

    Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete për semestrin pranveror  në IHS – Institute for Hoursing and Urban Development Studies (Institutin per Studime të banimit dhe Zhvillimit Urban),  ERASMUS University në Rotterdam, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Europian.

    Llojet e mobilitetit përfshijnë:
    - Shkëmbimin e studentëve për studime Master dhe PhD
    Nivelet e mobilitetit për studentët:
    -Master (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjajshme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën një semester). Studentët të cilët do të përzgjidhen, gjatë qëndrimit në Rotterdam do të punojnë në hulumtimin për temë të diplomës
    -PhD (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi PhD në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjajshme për të cilat aplikoni).
    Fushat e mobilitetit:
        Planifikim dhe menaxhimi Urban
    Kohëzagjatja e bursave:
    -një semestër, 3 muaj, Periudha: 01 Maj – 31 Korrik 2017
    Bursat përfshijnë: 
    -Kompensimin mujor: 850 EUR në muaj për studentët
    -Kostot e udhëtimit deri në 275 euro (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës).
     Kostoja e udhëtimit sipas distances:
    Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni linkut si më poshtë
    http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
    Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe / ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.
    Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Master
    - Certifikata e notave/Transkripta e studimeve Master
    - Diploma e Bachelor dhe Certifikata e notave/Transkripta
    - CV (në gjuhën angleze)
    - Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Leternjoftimit
    - Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
    - Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik)

    Përzgjedhja do të bëhet duke u bazuar në kriteret e mëposhtme:
    1.    Studentët duhet të përcaktohen për punimin e temës së masterit në Urbanziëm
    2.    Grada Bachelor e përfunduar me notë mesatare jo më të vogël se 8.0    
    3.    CV - studimet, aktivitetet jasht studimore dhe puna praktike
    4.    Letër motivimi    
    5.    Njohja e gjuhës angleze e shlëlqyeshme në shkrim dhe të folur - Për programet e ofruara në gjuhën angleze për nivelin Master kërkohet niveli B2.
    6.    Testi - planifikim urban dhe gjuhë angleze (opsional në rast të numrit të madh të kandidatëve) 

    Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin PhD
    - Certifikata e notave/Transkripta e studimeve 
    - Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik)
    - Certifikata e gjuhës angleze (Për programet e ofruara në gjuhën angleze për nivelin PhD kërkohet dëshmi të njohjes së gjuhës angleze të nivelit B2)
    - Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Leternjoftimit
    - Studentët e doktorates kanë të drejtën e aplikimit për hulumtim të temës së doktoratës në fushën e planifikimit dhe menaxhimit Urban. Paraprakisht duhet të dorëzohet një projekt propozim jo më pak se 5 faqe.
     
    Afati për aplikim për semestrin pranverorë është: 15 Shkurt 2017
    Dokumentet me titull "IHS – Erasmus University Rotterdam" duhet të dërgohen të skanuara tek të gjitha emailat e më poshtëm, në një email të përbashkët: 
    [email protected], [email protected], [email protected], [email protected], 

    Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

    Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail, në pdf.

    Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.



Arkiva e lajmeve

«tetor»
MaEnPrShDi
252627 28 29301
2 345678
910 1112131415
16 171819202122
23242526272829
303112345