FAKULTETI I NDËRTIMTARISË DHE ARKITEKTURËS, GJEGJËSISHT UNIVERSITETI I PRISHTINËS PREZENTOHET NE KONGRESIN NDËRKOMBËTARË ICPIC 2018 në WASHINGTON DC-SHBA

    Ne Kongresin ICPIC2018 (International Congress on Polymers in Concrete), i mbajtur prej datës 29.04.2018 deri 02.05.2018 në Washington DC, ne mesin e 29 vendeve , Universiteti i Prishtinës (UP)-Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës (FNA), u prezentue nga prof.dr.Naser Kabashi dhe Dr.sc.Cene Krasniqi, me punimin me titull:

    “Flexural Behavior and Cracks in Concrete Beams Reinforced with GFRP Bars”

    Ky është  rezultat i punës shkencore realizuar në Laboratorin e Materialeve dhe Konstruksioneve në Fakultetin e Ndertimtarisë dhe Arkitekturës.

    Kongresi paraqet nje prej ngjarjeve me të rëndësishme në fushën e Aplikimit të Materialeve Polimere në Inxhinierinë  e Ndërtimit , me ç’rast ky Kongres u organizua nga dy Universitete: George Mason University dhe Univeristy of New Mexico , të dyja në SHBA. Kjo tubon ekspertët e kësaj fushe që prezentohen me të arriturat me të reja me ç’rast punimet i nënshtrohen recenzionit mjaft rigoroz, nga se punimet publikohen nga botuesi i njohur Springer .

    Kjo parqet edhe një mundesi që hulumtuesit në Kosove e me theks të veçantë Hulumtuesit e rinjë të perkrahen për prezentime te rëndësisë së veçante në fushat përkatëse , me theks të vecantë në fushën e Inxhinierisë.

    Të dhënat e plota për këtë mund të gjenden në web faqen :

    http://icpic2018.unm.edu/wp-content/uploads/2018/04/Final-program-_ICPIC2018.pdf