Departamentet në F.N.A.

Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës ka dy departamente: Departamenti i Ndërtimtarisë dhe i Arkitekturës.

Në Departamentin e Ndërtimtarisë studimet zhvillohen në Programin studimor:
- Konstruktiv (BA dhe MA)
- Hidroteknikë (BA dhe MA)
- Gjeodezisë (BA) dhe
- Infrastrukturë Rrugore (MA), ndërsa
    
Në Departamentin e Arkitekturës studimet zhvillohen në drejtimin e përgjithshëm.

Studimet në programin studimor konstruktiv janë të organizuara në 5 katedra dhe atë:
- katedra e Teorisë së konstruksioneve,
- katedra e Materialeve dhe konstruksioneve,
- katedra e Mekanikë së dherave,
- katedra e Organizimit dhe teknologjisë së punës,
- katedra e Lëndëve te përgjithshme.

Drejtimi i hidroteknikes dhe ai i gjeodezisë kanë katedrat gjegjëse.
    
Në departamentin e arkitekturës mësimin e zhvillojnë 5 Katedra dhe atë:
- katedra e Konstruksioneve arkitektonike,
- katedra e Urbanizmit dhe planifikimit hapësinor,
- katedra e Projektimeve,
- katedra e Historisë dhe zhvillimit të arkitekturës,
- katedra e Vizuelizimit hapësinor.